Futboll

Dyshohet se atentati ndaj Kovačević u organizua nga ish shoku i skuadrës

Mund të duket e pabesueshme, por atentati ndaj Kovačević dyshohet se është organizuar nga ish-shoku i skuadrës tek Olympiacos dhe ish-lojtari i Real Madridit, Raul Bravo.

Siç raporton media serbe Telegraf, ish-futbollisti i famshëm, i cili u arrestua nga policia spanjolle për trukim ndeshjesh së bashku me 11 persona të tjerë, dyshohet se ka paguar dikë për të vrarë ish-futbollistitin serb. Kovačević mendohet se ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve të jashtëligjshme dhe fakti që mund të ketë patur informacion, ka krijuar frikë te personat e implikuar.

https://twitter.com/telegrafrs/status/1218145440543248385

Ish-sulmuesi i Juventusit, Lacios, Real Sociedadit, Olimpiakosit dhe ish-kombëtares së Jugosllavisë, Darko Kovačević , u  qëllua me armë në Glyfada, dhe konkretisht në Rrugën Elpidos 2, pranë shtëpisë së tij.  Autori i kishte zënë pritë dhe i armatosur doli nga një automjet dhe qëlloi, ku më pas u largua me shpejtësi. Gjatë episodit Kovačević , arriti të fshihej, duke iu shpëtuar mrekullisht plumbave. Makina e përdorur gjatë krimit u gjet e djegur në Rrugën e vjetër të Aeroportit, dhe veçanërisht në Rrugën e Pergamos, rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë