Lajme

Dyshohet për lidhje me ISIS, kapet në Kakavijë shqiptari

Policia greke ka arrestuar shtetasin Leonardo Rustemi nga Berati në pikën kufitare të Kakavijës. Autoritetet policore helene njoftuan se Rustemi kishte jetuar për disa vite në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik.

I dyshuari po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte destinacion Pireun.

Rustemi u ndalua gjatë kontrollit të dokumenteve në doganën greke të Kakavijës, ndërkohë që kishte kaluar normalisht kontrollin në pikën shqiptare. Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë