Drejtësia

Dyshohet për aktivitete kriminale, sekuestrohen pronat e tre personave në Lushnjë

Gazeta Si - Pasuria e tre personave që dyshohet si e përfituar nga aktivitete kriminale, është konfiskuar këtë të enjte nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Lushnjës.  

Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve Julian Sulo, Fatmir Abdurrahmani dhe Demir Licka, ku të paktën dy të parët janë emra të njohur nga forcat e rendit.

Julian Sulo, i njohur edhe si ‘Juli i Pashakos’ në vitin 2019 ai ishte nën hetim për vrasjen e Zamir Latifit, ku  në shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Kurti,  i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit edhe si një nga autorët e atentatit të prokurorit Arjan Ndoja, ndërkohë që Fatmir Abdurramani rezulton i dënuar më parë në Itali për prostitucion.                                      

Julian Sulos i janë sekuestruar një shumë monetare prej 70.060 Euro, një automjet tip “Porsche Cayanne” dhe një apartament 110 m2 në Durrës.

Demir Lickës i janë sekuestruar një lokal 180m²  dhe një parcelë 1050,4m2 në Lushnje dhe automjeti i tij “Volksëagen Passat”.

Janë konfiskuar edhe pronat e Fatmir Abdurrahmanit, më saktësisht tre njësi shërbimi, dy apartamente, 130.58m2, një garazh dhe një lokal, të gjithë me vendndodhje në Lushnjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë