Lajme

Dyndje kosovarësh drejt bregdetit, bllokohet Rruga e Kombit

Qindra udhëtarë nga Kosova kanë kaluar në pikën kufitare të Morinës, mëngjesin e së mërkurës për t’iu drejtuar bregdetit.

Fluksi i madh i pushuesve shkaktoi edhe bllokimin e segmentit Morinë-Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit.

Radha e automjeteve është shumë e madhe, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar automjetesh nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit.

Drejtuesit e automjeteve thonë se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar.

Ky fluks i madh pushuesish vjen një ditë pas festës së Kurban Bajramit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë