Arsim

Dyfishohen punonjësit psiko-socialë. Ja si do të rekrutohen të rinjtë

Një grup psikologësh dhe punonjësish socialë, kanë  kërkuar një interpelancë për Ministren e Arsimit Evis Kushin, ku fokusi ishte zhvillimi i mëtejshëm i shërbimit psiko-social nëpër shkolla.

Drejtuar psikologëve të rinj, Ministrja Kushi u shpreh se është parë i nevojshëm nga Ministria e Arsimit,dyfishimi i psikologëve dhe punonjësve sociale nëpër shkolla.  Kushi ka sqaruar se puna e punonjësve psiko-social në këtë periudhë pandemie është e rëndësishme, gjithashtu kjo gjë vjen si  si reflektim ndaj problematikave që janë konstatuar në mënyrë të vazhdueshme në shkollat tona.

Ministrja ka treguar edhe si do të rekutohen punonjësit e rinjë.

“Një tjetër pikë është edhe përmirësimi dhe qartësimi i procedurës për emërimin, pezullimin dhe largimin nga shërbimi të punonjësit të shërbimit psiko-social, duke bërë që të rekrutohen punonjës cilësorë dhe në mënyrë transparente, ku ka vlerësim me dosje, testim me shkrim dhe intervistë të strukturuar. Ky urdhër përmirëson gjithashtu edhe përshkrimin e punës së drejtuesit dhe supervizorit të njësisë së shërbimit psiko-social, mënyrën e emërimit të tyre në përshtatje me strukturat e reja arsimore vendore dhe integron aspekte të ndryshme të këtij shërbimi. Shërbimi psiko-social përbën një përparësi edhe në strategjinë e re të arsimit 2021-2026. Ndër të tjera parashikohet sigurimi i kushteve optimale të punës për këtë shërbim, ku në shkolla do të përgatiten dhoma të veçanta dhe do të sigurohen pajisjet e nevojshme për psikologët dhe punonjësit socialë. Përparësi gjithashtu do të ketë edhe zhvillimi në vazhdimësi i kapaciteteve të punonjësve të shërbimit psiko-social, si dhe hartimi i protokolleve dhe instrumenteve të standardizuara të punës për këtë shërbim,” shpjegoi më tej Ministrja në interpelancë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë