Lajme

Dy vëllezërit vranë 36-vjeçarin në Dibër, njëri në pranga tjetri në kërkim

Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona, të përfshirë në vrasjen e të riut 36-vjeçar Idajet Zogu në Arras të Dibrës. Policia bën me dije se janë arrestuar babë e bir, Sami Lusha dhe Blerim Lusha, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja, pasi akuzohen për moskallëzim krimi, si edhe njëri nga autorët e ngjarjes.

Autori kryesor i ngjarjes, Aleksandër Balla, është shpallur në kërkim, ndërsa i vëllai, Vangjel Balla, 20 vjeç është arrestuar. Të dy vëllezërit kanë vrarë me thikë 36-vjeçarin Idajet Zogun brenda lokalit në Arras.

Sherri mes dy të rinjve, njëri nga fshati Muhur, tjetri nga Arras, ka nisur në një lokal. Si fillim ata kanë nisur që të konfliktohen verbalisht dhe më pas Balla ka nxjerr thikën nga xhepi dhe ka qëlluar viktimën.

Ky i fundit, ndërroi jetë rrugës për në spital. Deri më tani ngelen të paqarta rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë