Sociale

Dy të vdekur dhe 167 raste të reja nga Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona, një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

"Janë kryer 932 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë  në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar,"shkruhet më tej në njoftimin e Ministrisë, tek sa theksohet se qytetarët duhet të ruajnë vigjilencën.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2779

Durrës 564

Shkodër 398

Korçë 274

Lezhë 266

Elbasan  224

Fier 231

Vlorë 191

Kukës 147

Berat 138

Dibër 78

Gjirokastër 59


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë