Njerez

Dy shqiptarët nga Kosova, heronjtë e pandemisë në SHBA

Nga "New York Times" - Ndërkohë që rritej mes luftës në Kosovë, Genc Rrahmani ëndërronte që një ditë të jetonte në New York. Genci u zhvendos në Manhattan dy vjet më parë, pasi vëllai i tij më i madh, Genti, punon në ndërtim dhe e ndihmoi vëllanë e tij të fillonte  punë si  roje.

“Mendoja që SHBA-ja është një vend ku mund të bësh shumë para”, u shpreh Genci. “Kam pasur gjithmonë dëshirë të punoja pa u lodhur, të kisha mundësinë të hapja një biznes, dhe gjithashtu të krijoja një familje të bukur”.

Në muajin shkurt, ëndrra e Gencit për të hapur biznesin e tij u plotësua dhe vëllezërit Rrahmani tashmë kishin biznesin  e tyre G’s Café”, një kafene në Upper East Side. Por mesa duket momenti kur ata vendosën të bënin inaugurimin e biznesit të tyre nuk ishte momenti i duhur. Gjashtë javë pasi ishte hapur , “G’s Café” u mbyll për shkak të pandemisë.

Genci dhe Genti Rrahmani, Gazeta Si,2020

Kjo nuk ishte puna që mendonte se do të kishte kur filloi; kjo nuk ishte jeta që kishte ëndërruar.

Megjithëse ai gjeti një mënyrë për të realizuar diçka edhe në këtë situatë. Punëtorë të tjerë ndërtesash që janë  cilësuar thelbësorë që nga muaji mars iu bashkuan gjithashtu  thirrjes së tij.

Ndërkohë që qyteti ishte në izolim rojet , hidraulikët e punonjësit e tjerë të mirëmbajtjes janë kujdesur për mijëra pallate në New York.

Nga ndërtesat e mëdha, te pallatet kooperativë të shtresës së mesme në Queens, tek komplekset e strehimit publik, kanë nevojë për ta më shumë se kurrë. Kështu që ata vijuan të punojnë. Ka nga ata që janë mbyllur në shtëpi nga frika e koronavirusit dhe ka të tjerë si Genci, që shkojnë përtej detyrës.

Deri në 12 maj, mbi 230 nga 35,000 anëtarët e seksionit të pallateve të banimit kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 39 kanë vdekur nga COVID-19. Disa punonjës do të kishin preferuar pushimin nga puna.

“Po të më kishin thënë, ‘dëgjo po të heqim nga puna, do marrësh asistencën dhe do të kesh përfitimet sociale’ do ta kisha pranuar menjëherë”, thotë Joseph Gramble, baba i divorcuar i dy adoleshentëve që punon si roje në 1225 Park Avenue. Mirëpo, ajo që tremb disa roje ka frymëzuar disa të tjerë .

Genc dhe Genti Rrahmani kanë vendosur të marrin një iniciativë së bashku.

 ta kanë filluar të shpërndajnë kafe dhe ëmbëlsira nga dyqani i tyre dhe ua çojnë personelit të emergjencës, falas. Kjo përpjekje është sponsorizuar pjesërisht me donacione nga “Metropolitan Building Managers of New York”, një grup mbikëqyrësish e menaxherësh të ndërtesave.

Një ditë nga këto, ishin duke i dërguar mëngjesin infermierëve dhe mjekëve në Spitalin e Fëmijëve Mount Sinai Kravis. Bashkë me ushqimet ata dhuruan  edhe një thes me lodra për pacientët e tyre të vegjël.

“Nuk e bëjmë për para”, thotë Genci. “E bëj për veten time, për kënaqësinë e zemrës sime. Sepse e dimë se çfarë do të thotë të jesh një punëtor thelbësor  dhe këta njerëz janë duke punuar për të gjithë ne. Jo vetëm për mua apo për ty, por për këdo”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë