Quhet Xhoshua Zirkze, është 18 vjeç, holandez dhe me profesion është sulmues. Bajerni i Mynihut dhe tifozët e tij po e zbulojnë tani, në dy ndeshjet e fundit të skuadrës bavareze. Pak minuta, por thelbësore për të treguar se çfarë di të bëjë dhe për të konfirmuar atë që të gjithë e quajnë tashmë “rregulli i 2 minutave”.
“Baby-sulmuesi i artë” i Bajernit hyn në fushë, pret dy minuta dhe shënon. Zirkze veproi kështu ndaj Frajburgut dhe dje e përsëriti këtë gjë edhe ndaj Volfsburgut. Dy futje në fushë si zëvendësues dhe dy gola që i kanë hapur dyert e fitores Bajernit të Mynihut. Në rastin e parë rezultati ishte 1-1, 18-vjeçari u fut në fushë në minutën e 90-të dhe në të 92-ën vendosi fitoren, që u plotësua edhe me golin e Gnabrit në 1-3. Të shtunën goli i tij zhbllkoi rezultatin 0-0 ndaj Volfsburgut, hyri në fushë në minutën e 83-të dhe në të 85-tën gjeti golin. Sërish pas dy minutash.
Dy aktivizime si zëvendësues, dy gola pas dy minutash. Ky është rregulli i Zirkze, i aftë të bëjë gjithçka me një prekje të vetme, siç vë në dukje profili zyrtar i Bundesligës në Instagram. Te Bajerni duket se një yll i ri po lind.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.