Njerez

Dy mesazhe të forta nga Maqedonia e Veriut për Shqipërinë

Nuk ka diskutim që tërmeti i rënë të martën në vendin tonë është çështja e ditës në çdo trevë shqipfolëse. Mesazhe sensibilizuese dhe ndihmë konkrete për familjet e prekura nga kjo tragjedi edhe nga shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë shqiptarë kudo që ndodhen nëpër botë.

Dy banderola mjaft domethënëse janë hapur sot nga tifo-grupet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë ndeshjeve të kampionatit të vendit fqinj, në Strugë dhe në Shkup. Gjatë ndeshjes mes Shkupit dhe Akademisë Pandev ka tërhequr vëmendjen banderola “Jemi një gjak e mish e asht”, një banderolë patriotike dhe sensibilizuese dedikuar tragjedisë së fundit. Mësohet ndërkohë që të ardhurat e biletave nga kjo ndeshje do të shkojnë për familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Banderola e "Shvercerave" në ndeshjen Shkupi-Akademija Pandev

Mesazhin tjetër në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i së martës e kanë shpalosur tifozët nga Tetova, osë më saktë tifo-grupi “Ballistët”, në stadiumin e Strugës. “Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna Shqipëri!”. Ky ishte mesazhi i njërit prej tifo-grupeve më aktivë të tifozëve kuqezinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë