Muzike

Dy ikonat e muzikës botërore do të ndajnë skenën për herë të parë

Direkt pas shfaqjes së saj në pasarelën e Versaces-s në Javën e Modës në Milano dhe thashethemeve për një çmim Oscar pas rolit të saj në filmin “Hustlers”, duket se Jennifer Lopez akoma nuk ka mbaruar me 2019-ën. Lopez dhe ylli me famë botërore Shakira lajmëruan se ato do të marrin skenën e “2020 Super Bowl Halftime Show”, i cili është kampionati i futbollit amerikan.

https://twitter.com/JLo/status/1177309550015332353

Fansat kanë pasur dyshime për një përformancë të Jennifer Lopez që kur ajo postoi një video në instagramin e saj në fillim të shtatorit ku thoshte se kësaj radhe sezoni i futbollit do ishte “special”. Dy superyjet do argëtojnë fansat me performancën e tyre në stadiumin “Hard Rock” në Miami në 2 shkurt të vitit 2020. Ato fillimisht e përhapën lajmin duke shpërndarë foto të njëra-tjetrës në media sociale.

https://twitter.com/shakira/status/1177305331908698112

Ky show është një nga performancat më të mira live që përmban kalendari, dhe më përpara në të kanë performuar artistë si Maroon 5, Justin Timberlake, Lady Gaga, Coldplay, Beyoncé, Bruno Mars dhe Katy Perry.

Jennifer Lopez dhe Shakira nuk kanë përformuar asnjëherë më parë bashkë, por të dyja kanë një karrierë me ture dhe koncerte. Lopez sapo mbaroi turin e saj të parë pas 7 vitesh “I’ts my party”, ndërsa Shakira ka lajmëruar se filmi i saj “Shakira in Concert : El Dorado World Tour” do të dali nëpër kinema në 13 nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë