Motosport

Dy garat e para të Botërorit zhvillohen të shtunën dhe jo të dielën, zbulohen arsyet

Gazeta Si – Dy garat e para të Botërorit 2024, në Bahrejn dhe Arabinë Saudite, nuk janë programuar të dielën, si zakonisht.

Pritjes po i vjen fundi, gjithçka gati për xhiron e gjatë nëpër botë të Formula 1. Fillon të shtunën në Bahrejn kampionati me më shumë gara në histori, 24. Çmimi i Madh i parë i sezonit, ndryshe nga deri tani, nuk zhvillohet të dielën, por një ditë më parë. Pse?

Mbrëmjen mes të dielës së 10 marsit dhe të hënës së 11 marsit, fillon zyrtarisht Ramazani dhe myslimanët fillojnë agjërimin. Gara e Arabisë Saudite, e dyta në kalendar, duhej të zhvillohej pikërisht kur fillon Ramazani dhe për këtë arsye organizatorët kanë vendosur ta zhvillojnë garën një ditë më parë, të shtunën, në Jedah.

Afrimi me një ditë i garës së Arabisë për pasojë ka krijuar një problem logjistik për garën e parë të sezonit, që zhvillohet këtë fundjavë në Bahrejn. Nëse kjo garë do të zhvillohej të dielën, do të krijonte pak probleme për trasferimin e skuadrave. Pra, nëse fillimi i Ramazanit në Arabi ka bërë që gara të zhvillohet të shtunën, për afrimin me një ditë të garës së parë arsyet janë logjistike.

Dy garat që hapin Botërorit nuk janë të vetmet që zhvillohen të shtunën. Edhe në Las Vegas nuk do të garohet të dielën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë