Motosport

Dy gara nga fundi, 4 kombinime e shpallin kampion Vershtapenin që këtë fundjavë

Gara e radhës e Formula 1 zhvillohet në Arabi, në Jedah. Maks Vershtapen është 8 pikë përpara Ljuis Hemiltonit 2 gara mbylljes së Botërorit. Holandezi mund ta fitojë titullin në Jedah në 4 raste, ka edhe një skenar “thrilling”, me suksesin e anglezit plus xhiron më të shpejtë prej tij dhe Vershtapn të dytin, që do të thotë se në Abu Dhabi mund të shkojnë me pikë të barabarta.

Vershtapen ka 351.5 pikë ndaj 343.5 të Hemiltonit. Në fundjavë zhvillohet gara e parafundit në Jedah, në një circuit mes qytetit. Edhe në Arabi pritet një betejë e fortë Red Bull-Mercedes. Një garë vendimtare për Vershtapen, i cili mund t’i mbyllë llogaritë e titullit që këtë të diel.

Janë 4 kombinimet që do ta kurorëzonin holandezin kampion, pa qenë nevoja e garës së fundit. Ka edhe një mundësi të çmendur për të shkuar me pikë të barabarta në garën e fundit. Duke lënë mënjanë defektet, që do të kompromentonin luftën për titull, Vershtapen mund të festojë para kohe, nëse:

  • Fiton garën dhe Hemilton nuk bën më mirë se vendi i 7-të.
  • Fiton dhe bën xhiron më të shpejtë, ndërsa anglezi nuk shkon më shumë se vendi i 6-të.
  • Del i dyti dhe bën xhiron më të shpejtë dhe nëse Hemilton del pas vendit të 10-të.
  • Me vendin e dytë dhe Hemilton jashtë zonës së pikëve.
    Dy rivalët mund të shkojnë me pikë të barabarta në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, nëse Hemilton fiton në Jedah dhe bën xhiron më të shpejtë, kurse Vershtapen del i dyti. Në këtë arst, të dy do të shkonin me 369.5 në garën e fundit, një hipotezë ëndërr në fakt.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë