Lajme

Durrësi, mbytet në pishinë një 10-vjeçar nga Kosova

Një i mitur vetëm 10 vjeç, pushues nga Kosova është mbytur mesditën e kësaj të mërkure teksa lahej në pishinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin kosovar E. T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë.

Mësohet se viktima është dërguar në morgun e Spitalit të Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Deri më tani është i larte numri i të mbyturve në plazhin e Durrësit, ndërkohë një tjetër kosovar është mbytur në plazhin e Velipojës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë