Lajme

Përmbytet Durrësi, plasin ujërat e zeza

Në qytetin e Durrësit janë përmbytur disa rrugë si pasojë e reshjeve të shiut mëngjesin e sotëm.

Bllokimi i pusetave ka bërë që të dalin në sipërfaqe edhe ujërat e zeza. Mësohet se situata më e rënduar paraqitet në rrugën Egnatia dhe atë Mujo Ulqinaku.

E bllokuar është edhe unaza e qytetit, ndërsa trafiku në rrugët e Durrësit është tejet i rënduar, me radhë të gjata makinash.

Kanalizimet në qytetin e Durrësit janë shndërruar në problematikë, pasi përmbytjet bëhen të zakonshme gjithmonë kur bie shi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë