Drejtësia

Durrës, prokuroria kërkon pezullim për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT për shpërdorim detyre

Gazeta Si - Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT-së, pasi akuzohen për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Nga hetimet, del se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës, kanë legalizuar disa prona në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë, e cila ka një sipërfaqe 2.184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.

Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, me mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim”, pasi ata kanë marrë vendime prishjeje, të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.

A.K. ,me detyrën e Drejtorit të bordit të ndërmarrjes kanalizmieve, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së ALUIZNI-t Durrës, ku informonte se objekti i qyetarit F.H., nuk cenon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës-Krujë ka në inventar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë