Lajme

Durrës, IKMT do të shembë pallatin 6-katësh

Një tjetër pallat do të shembet këtë të enjte në orën 13.00 me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

IKMT thotë se objekti gjashtë-katësh ndodhet në bulevardin e Durrësit dhe ka rezultuar i dëmtuar rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Specialistët kanë hapur në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe do të përdorin 2.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë