Lajme

Durrës, helmohen në punë 12 punonjëse të një rrobaqepsie

12 punonjëse të një fasonerie në Durrës janë dërguar në spitalin Rajonal të Durrësit në gjendje të fikëti, këputje, dhe shenja helmimi.

Ngjarja ka ndodhur në një rrobaqepësi afër Urës së Dajlanit, ku fillimisht janë ndjerë keq 2 punonjëse dhe më pas të tjerat, të cilat u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Mjekët e spitalit kanë kërkuar përfaqësues nga fasoneria për të ditur edhe shkaqet e kësaj situate pasi mund te jenë një sërë arsyesh për gjendjen shëndetësore të 12 punonjëseve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë