Lajme

Durrës, helmim masiv i punonjësve të një rrobaqepësie

Një rast helmimi masiv është shënuar ditën e sotme në Durrës. Rreth 40 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit janë ndier keq, kanë pasur këputje dhe marramendje dhe për këtë arsye i janë drejtuar Spitalit të Durrësit.

Mësohet se aktualisht 7 punonjëse po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërsa 2 janë dërguar në Tiranë.

Mësohet se punonjëset e helmuara janë të repartit të hekurosjes dhe dyshohet se helmimi ka ardhur nga solucioni që përdoret për hekurosjen e rrobave.

Ndërkohë, hetuesit kanë kërkuar që inspektorë të AKU-së dhe Shëndetit Publik të shkojnë në ambientet e rrobaqepësisë për të verifikuar shkaqet e helmimit. Ky nuk është rasti i parë që ndodhin ngjarje të tilla. Dy muaj më parë në një tjetër rrobaqepësi në Durrës punonjëset u helmuan dhe qëndruan disa ditë në spital, ndërkohë që shkaku i helmimit nuk u përcaktua nga autoritetet.       


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë