Lajme

Durrës, gjendet e vdekur në banesë një 83-vjeçare

Policia e Durrësit ka njoftuar se ditën e sotme në lagjen Nr. 16 të qytetit është gjetur pa shenja jete në banesë shtetwsja 83-vjeçare Floresha Shkurti.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja e të moshuarës nuk ka ardhur natyralisht. Pranë viktimës janë gjetur njolla gjaku.

Nga këqyrja paraprake është vënë re një goditje në kokë.

83-vjeçarja jetonte në banesë me të nipin. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku do merret në pyetje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë