Shpërndarja e ndihmave, ushqime dhe materialeve të tjera po shoqërohet me polemika nga ana e banorëve që janë prekur nga tërmeti dhe po jetojnë në qiell të hapur. Ata do të deklarojnë për Gazeta Si se po trajtohen në mënyrë të diferencuar, duke pasur dhe abuzime në në shpërndarjen e ndihmave. "Kam tre ditë që s'kam marrë asnjë ndihmë, po zë be kokën e kalajmave që nuk kam marrë", shprehet banori.
Ndërsa një grua nga zona e Shëna Vlashit shprehet se jeton në qiell të hapur, ka fjetur në makinë, por kërkon që të marrë batanije për fëmijët. "Shtëpia është dëmtuar fare. E kam fëmijën e sëmurë. Dua batanije për të mbrojtur fëmijët. Për të ngrënë na kanë dhënë", shprehet gruaja. Ndërsa një tjetër që nuk do të të identifikohet me emër thekson se qeveria hoqi çadrat nga stadiumi dhe i dërgoi për në hotele. "Kemi frikë të shkojmë në hotele. Ku të shkoj, këtu gjithçka është me njohje, edhe për ndihmat", thekson banorja.
Banorët janë strehuar më parë në çadra dhe kërkojnë. "Pse i hoqi mbrëmë çadrat, ka ca atje, por nuk mjaftojnë, i hoqi se ra pak shi", shprehet një tjetër banor.
Disa banorë të tjerë shprehen se janë kundër ikjes për në Kosovë, pasi duan të qëndrojnë në vendin e tyre.
"E mbyllim mallin me çelës dhe nuk na japin ndihma. Ne kemi nevojë për çdo gjë për shtëpi. Banesa ime është rrënuar, e rrethuar me polici e nuk hyj dot brenda. Nuk kanë dhënë ushqimet mallin e nxjerrin me thasë edhe ia çojnë njerëzve kujt ia intereson". thekson një tjetër banor i lagjes 5, i cili nuk pranon të japë emrin.
Më poshtë videot e banorëve. Ndërsa shumë biznesmenë nga Kosova dhe qytetarë janë organizuar dhe kanë sjellë ndihma me ushqime për banorët e dëmtuar nga tërmeti. Ata janë grumbulluar përpara gjimanzit që ndodhet pranë zonës së stadiuimit dhe presim ndihmat që po shpërndahen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.