Kombetarja

Duka në delir: Jemi më të dyja këmbët në Europian, Gjimshitit i kemi shumë borxhe

Gazeta Si – Mes emocionesh dhe gëzimit ka folur pas fitores ndaj Çekisë presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një prononcim për “TV KLAN”, ai ka thënë se Shqipëria është tashmë me dy këmbë në Europian.

“Kisha emocione para ndeshjes, si asnjëherë tjetër. Kisha besim tek ekipi dhe kualiteti, por ishte ndeshje shumë e vështirë. Tani pas ndeshjes duket si shumë e lehtë. E stërmerituam me gjithçka dhamë në fushë. Spektatorët na mbështetën maksimalisht në një mënyrë fair, tani duam 4 gola, por me 1 para ndeshjes ishim të lumtur.

Të gjithë jemi të lumtur për këtë 3-pikësh. Jemi me dy këmbë në Europian. Jam i bindur që do bëjmë edhe më shumë. Këtë fitore të sotmen e kam shijuar më shumë. I kisha lënë të gjitha për fitoren e sotme. Na takon të festojmë gjatë. Dua të përqafoj gjithë stadiumin sot.

Edhe humbjen që kemi bërë në Poloni nuk e meritonim. Një falenderim i veçantë për trajnerin dhe stafin e tij, kanë krijuar vërtet frymën e grupit. Sekreti është tamam skuadra dhe jo individët.

Janë gëzime të mëdha, edhe kualifikimi i parë në Europian ishte shumë emocionues, nuk e harroj dot kurrë atë festim në Armeni. Tani kemi më shumë eksperiencë, do bëjmë më mirë në Europian. Është e vështirë të fle sot. Gjimshiti është i vetmi futbollist që i kemi shumë borxhe. Unë vërtet e dashuroj, është fantastik”, - tha presidenti Duka mes të tjerash.

Ai ka folur me siguri të plotë për kualifikimin, edhe pse duhet të presim matematikën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë