Futboll

Duka i bindur: Në Shqipëri do të organizojmë një tjetër event europian

Gazeta Si – Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar sot Asamblenë e Zakonshme vjetore. Kreu i këtij institucioni, Armand Duka, ka përsëritur se në Shqipëri do të zhvillohet me shumë gjasa një aktivitet i rëndësishëm europian i futbollit të moshave.

Duka këtë herë ka folur me bindje se kandidatura e Shqipërisë do të jetë fituese. Ai i referohet asaj që ka thënë edhe gjatë konkurseve për projektet e stadiumeve të reja, se në vendin tonë do të zhvillohet faza finale e Europianit për të rinj, konkretisht e Europianit të 19-vjeçarëve.

“FSHF-së e ka përgatitur dosjen e aplikimit për zhvillimin e një aktiviteti të rëndësishëm të moshave në vendin tonë. Kam shumë besim se kandidatura jonë do të ketë sukses, sepse e kemi treguar edhe me finalen e Ligës së Konferencës se jemi të aftë për të organizuar evente të mëdha”, - theksoi Duka.

Presidenti i FSHF-së është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, kështu që bindja e tij e ka një bazë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë