Motosport

Duel i fortë me Sainz, por Vershtapen nuk fal as në Kanada

Gazeta Si - Kampioni i botës, Maks Vershtapen, rezistoi deri në xhiron e fundit ndaj sulmeve të Sainz. Gara e Kanadasë ishte një duel i fortë mes të dyve, në fund triumfoi holandezi.

Fitorja në Kanada, në garën e 9-të të Botërorit 2022, ka bërë që Vershtapen të nisë shkëputjen në krye të klasifikimit. Ai tregoi vlerat e tij më të mira edhe në Montreal, ku ishte i pandalshëm.

Maks Vershtapen pas fitores ne Kanada. Gazeta Si, 19 qershor 2022

Ai duel i fortë me spanjollin e Ferrarit është administruar mirë nga holandezi. Në vend të tretë ka dalë Ljuis Hemilton. Ai bëri një garë me shumë sakrifica dhe arriti ta çonte Mercedsin në shkallën e tretë të podit. Vendi i katërt i ka takuar makinës tjetër Mercedes, asaj të Xhorxh Rasëll.

Ai ia doli të mbante prapa një super Leklerk. Francezi e nisi garën nga vendi i 19-të, por rikuperoi shumë mes duartrokitjeve të publikut dhe e mbylli në vend të 5-të.

Piloti tjetër i Red Bull-it, Perez, doli nga gara. Në 10-shen e parë pas garës në Montreal u futën edhe Okon, Alonso, Botas, Zhou dhe Stroll.

Me suksesin e sotëm në Kanada, Maks Vershtapen është shkëputur me pikë në klasifikimin e përgjithshëm. Ai duel i garave të para me Leklerk tashmë sikur është venitur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë