Muzike

Dua Lipa rrëmben dy çmime në “Brit Awards 2021”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka dominuar mbrëmjen e së martës në ‘Brit Awards’ duke fituar dy çmime të rëndësishme.

Dua u shpërblye fillimisht për çmimin “Artistja më e mirë solo e vitit”, e më pas fitoi edhe një nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes, “Albumin më të mirë të vitit”, “Future Nostalgia”.

“Faleminderit shumë është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, ka theksuar Lipa pas marrjes së çmimit.

E ndërsa ka pranuar trofeun e dytë për albumin e saj “Future Nostalgia”, ajo shprehet se ky album i ka mësuar vetëbesimin, fuqinë e kurajën.

“Nuk po më besohet që kjo po ndodh. Ky album ka shumë kuptim për mua dhe faleminderit të gjithë atyre që e kanë dëgjuar. Ky album më ka mësuar shumë si vetëbesimin, fuqinë, kurajën dhe më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi. U jam shumë falënderuese njerëzve të mrekullueshëm me të cilët kam punuar dhe kam krijuar një album të tillë”, ka thënë Lipa gjersa ka pranuar trofeun e dytë në këtë ceremoni.

https://youtu.be/n8OxyKNBsuQ

Gjithashtu në fjalimin e saj, Dua Lipa i bëri thirrje kryeministrit britanik Boris Johnson që të realizojë propozimin e tij për t’i rritur pagat punonjësve që janë në vijën e parë gjatë kësaj pandemie.

“Mendoj se ajo që ne duhet të bëjmë sonte është një duartrokitje e madhe dhe të dërgojmë një mesazh Borisit (kryeministër britanik” që të mbështes dhe të këtë një rritje page për punëtoret e vijës së parë shëndetësore në Britani”, ka thënë Dua.

Këtë vit, Lipa pati tri nominime, ndër të cilat edhe për këngën më të mirë me hitin “Physical”.

E lumtur për këto arritje të 24-vjeçares shqiptare është shprehur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka uruar këngëtaren përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter.

Brits Award njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktiviteti më i madh britanik i zhvilluar në “London’s O2 Arena” pati një audiencë prej 4000 spektatorësh dhe pa distanca sociale apo maska ​​për fytyrën.

Lista e plotë e fituesve në “Brit Awards 2021”

Artisti më i mirë

AJ Tracey

Headie One

J Hus — FITUES

Joel Corry

Youngblud

Artistja më e mirë

Arlo Parks

Celeste

Dua Lipa — FITUESE

Jessie Ware

Lianne La Havas

Grupi më i mirë

Bicep

Biffy Clyro

Little Mix — FITUESE

The 1975

Young T & Bugsey

Depërtimi më i mirë i vitit

Arlo Parks — FITUES

Bicep

Celeste

Joel Corry

Young T & Bugsey

Albumi më i mirë

Arlo Parks, “Collapsed In Sunbeams”

Celeste, “Not Your Muse”

Dua Lipa, “Future Nostalgia” — FITUESE

J Hus, “Big Conspiracy”

Jessie Ware, “What’s Your Pleasure?”

Këngëtarja më e mirë ndërkombëtare

Ariana Grande

Billie Eilish — FITUESE

Cardi B

Miley Cyrus

Taylor Swift

Këngëtari më i mirë ndërkombëtar

Bruce Springsteen

Burna Boy

Childish Gambino

Tame Impala

The Weeknd — FITUES

Grupi më i mirë ndërkombëtar

BTS

Fontaines D.C.

Foo Fighters

Haim — FITUES

Run The Jewels

Single më i mirë

“Rain,” AJ Tracey and Aitch feat. Tay Keith

“Don’t Need Love,” 220 Kid and Gracey

“Physical,” Dua Lipa

“Head & Heart,” Joel Corry feat. MNEK

“Watermelon Sugar,” Harry Styles — *FITUES

“Ain’t It Different,” Headie One feat. AJ Tracey and Stormzy

“Lighter,” Nathan Dawe feat. KSI

“Secrets,” Regard and Raye

“Rover,” S1mba feat. DTG

“Don’t Rush,” Young T & Bugsey feat. Headie One.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë