Njerez

Dua Lipa në Vogue: Për feminizmin dhe pamjen fizike


Kur Dua Lipa firmosi marrëveshjen e parë diskografike, në moshën 18 vjeçare, punonte si kameriere. Tani, 23 vjeçarja e paepur, shet koncerte në arena të mëdha. Suksesi i saj - është eksporti më i madh britanik pas Adele – vjen si një pikëtakim i rëndësishëm i grave në art, ndërsa sensualiteti i sa lexohet si zgjedhje pozitive.


“Feminizmi për mua nuk është urrejtje për burrat, është si të thuash “meritojmë të njëjtat mundësi”, ka thënë ajo gazetares Zing Tsjeng, në numrin e muajit janar të revistës Vogue, në Britan, “Dëgjon aq shumë rreth këtyre burrave të rëndësishëm, të cilët kanë ndryshuar botën, madje edhe në historinë e njerëzimit, në një farë mënyre, ajo dreq historie nis me “Epo burri bëri këtë.”

Aktualisht në fund të një turneu të gjatë dhe, me fokusin tek 2019, nuk ka dyshim që këngëtarja britanike, me origjinë shqiptare, po shkruan një fat të ndryshëm për veten. Albumi i saj i dytë është më i mezi prituri , si nga industria, e zellshme për ta kurorëzuar atë si super ylli i ri botëror dhe nga miliona fansat, të zellshëm për të dëshmuar kapitullin e radhës në evolucionin e saj – dhe të tyrin.


Megjithëse nuk ka pasur gjithnjë vetëbesimin e një kryesueseje renditjesh botërore apo ylli popi që ka thyer rekorde, ajo shton “Ndihem mirë në trupin tim, ka gjithnjë diçka që nuk do e pëlqesh, por është më e shëndetshme t’i thuash vetes, çdo ditë, nja dy gjëra që të pëlqejnë. “Oh, Zot, ke ngrënë pasta çdo natë, këtë javë.” Nëse ju duhej një arsye më shumë për ta dashur Duan…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë