Muzike

Dua Lipa flet për muzikën, emigrantët dhe Brexit

E ftuar në emisionin “Connect the World”, nga moderatorja e CNN Becky Andreson, këngëtarja britanike me origjinë shqiptare ka folur rreth karrierës së saj meteorike dhe pse mendon se, largimi nga Bashkimi Europian është ide e keqe.
“Jam shumë e lumtur që kthehem këtu, sepse herën e parë ishte një udhëtim shumë i shkurtër. Më pritën, mrekullisht mirë. Thashë me vete: “O Zot”, dua vërtet të kthehem këtu!” Jam e lumtur, që jam këtu dhe bën ndryshim, kur bën diçka më kulturore, kur sheh diçka të ndryshme, kur njihesh me vende… Abu Dabi është aq i ri për mua dhe, të vij këtu në Luvër është diçka shumë e veçantë”, ka thënë Dua Lipa.

Ke një karrierë të jashtëzakonshme. “New rules” duket se të ka çuar në stratosferë. Më rrëfe për muzikën!
Po punoj për albumin e radhës. Sa herë them “po ngadalësohej pak”, nuk ndodh vërtet. Do të bëj një turne në botë, të gjitha videot që kam bërë dhe udhëtimet… Gjëja e preferuar e punës sime është të kthehem tek ata vende, të shoh turmat që rriten, të bëj diçka ndryshe dhe për mua kjo ka më shumë kuptim. E adhuroj të bëj muzikën që dua, Pop-in,por dua që konceptet të mos jenë shumë tradicionale. Ka shumë gjëra për të shkruar dhe dua të argëtohem me to.
Disa thonë që nuk je mjaft e rritur të kesh kaluar aq shumë, për të qenë në “anën tjetër”  e për  folur rreth dashurisë. A ndihesh kështu?
E dua dashurinë, besoj fort  dhe më pëlqen të shkruaj për të. Por, e kam parë gjithnjë dashurinë më si...e gjej frymëzimin nga gjërat e trishtuara. Por ka ndryushuar pak. 


Babai yt është muzikant. Sa i zoti është ai?
Është shumë i zoti. Është babai im, do të them se është i mirë. Por, të dy prindërit janë arsyeja që bëj këtë që bëj, që kam qenë gjithnjë kaq e hapur , që luaja muzikë nëpër shtëpi dhe, kur ata panë se kisha pasion për të bërë gjëra artistike, më shtynë më tej.
Sfondi yt shoqëror është emigrante në Britani. Përvoja e prindërve kur mbërritën, të lindën ty dhe mbijetuan në vend. Sa ka ndikuar në atë çka bën dhe, në një epokë me aq retorikë toksike rreth refugjatëve, cili është mesazhi yt?
Askush nuk e lë vendin e vet me dëshirë, të paktën në pjesën më të madhe.
Është e trishtueshme, sidomos me situatën aktuale tw refugjatëve dhe e di sa me fat jam që kam jetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kam pasur të gjithë këto mundësi; të kthehesha për të jetuar në Londër dhe të ndiqja ëndrrën time…Të mendosh se të rinjtë mund të mos e kenë atë mundësi në të ardhmen, është e trishtueshme.

Brexit, kam dëgjuar që ke folur rreth kësaj. Çfarë ndien vërtet rreth kësaj teme?
Duke qenë nga Kosova, e kuptoj rëndësinë e të qenit në Bashkimin Europian. Bashkësia. E di se njerëzit që kanë votuar për të dalë, janë shumë më të moshuar se njerëzit që do t’i vuajnë pasojat e kësaj. Por duke e thënë këtë, ndihem se çfarëdo të ndodhë do të vazhdojmë përpara dhe do të gjejmë një mënyrë që të ecim.
Prishtina apo Londra?
Nuk mundem. Vërtet që nuk mundem. Do të them Prishtinën , sepse është vendlindja ime dhe ndihem më shumë vetja.

Dua dhe Dukagjin Lipa 


Muzika e babait apo e jotja?
Muzika ime. E dashuroj muzikën e tim eti, por jam krenare për timen, sepse është muzika që bëj vetë.
E di se emri yt është arabik? Ç’do të thotë në arabisht?
E di që është arabik, do të thotë “lutje”. Në shqip do të thotë dashuri. Shumë njerëz në Kosovë janë rritur myslimanë, por nuk e praktikojnë, është më shumë tradita e familjeve.

https://www.youtube.com/watch?v=k2qgadSvNyU

Kush të ka frymëzuar?
Artistë të forta femra si Pink, Alicia Keys… Ato janë gra aq inteligjente dhe të drejtpërdrejta dhe qëndrojnë fort në atë çka besojnë dhe kjo është shenja që dua të lë në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë