Muzike

Dua Lipa e Bebe Rexha, pjesë e nominimeve të ‘MTV 2023’

Nominimet për MTV Video Music Awards 2023 janë publikuar zyrtarisht.

Në mesin e shumë artistëve më të suksesshëm të momentit, pa u nominuar nga mbeten as këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Lipa është nominuar gjithsej në dy kategori të “MTV VMA 2023”, në atë të “Këngës më të mirë pop” si dhe për “Këngën me koreografinë më të mirë” të realizuar nga Charm La’Donna – që të dy nominimet shkojnë për këngën “Dance the night”.

Edhe Bebe Rexha e ka siguruar emrin e saj brenda nominimeve të kësaj ceremonie amerikane, derisa këtë sukses ia solli kënga “I’m Good (Blue)”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me artistin francez, David Guetta.

Dyshja, Rexha e Guetta janë nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”.

Ndërkohë, siç edhe pritej këngëtarja Taylor Swift ka kryesuar me tetë nominime në kategori të ndryshme, duke përfshirë “Artisten e vitit”, “Videon e vitit” dhe “Këngën e vitit”.

Po ashtu, Nicki Minaj, Doja Cat, Kim Petras, Miley Cyrus, Olivia Rodrigo dhe Sam Smith morën nga pesë nominime, ndërsa Blackpink, Diddy dhe Shakira secili rezervuan nga katër sosh.

Evenimenti i VMA të MTV do të zhvillohet të martën e 12 shtatorit të këtij viti, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Qendra Prudential në Newark të New Jersey.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë