Jete & Stil

Droni, një metodë e re për të parandaluar shpyllëzimin

Është matematikë e thjeshtë. Jemi duke shkulur rreth 15 miliardë pemë në vit dhe mbjellin rreth 9 miliardë. Pra, ka një humbje neto prej 6 miliardë pemësh në vit.

Procesi i mbjelljes së pemëve është i ngadalshëm dhe i shtrenjtë, dhe për ketë arsye BioCarbon Engineering, një kompani me bazë në Britani mbështetur nga prodhuesi i dronëve ‘Parrot’, ka ardhur me një metodë që mbjell pemë shumë shpejt  dhe pa kosto, edhe ne zonat më të vështira për tu shkelur nga njeriu.

Procesi i hedhjes së farës përmes dronit.

https://www.youtube.com/watch?v=04vtS9BCBho
Video prezantuese nga Bio Carbon

Fillimisht droni skanon topografinë për të krijuar një hartë 3D. Pastaj modeli më i efektshëm i mbjelljes për atë zonë llogaritet duke përdorur algoritme. Kështu, sipas përllogaritjeve, një dron i mbushur me fara mund të mbjellë rreth 100 000 në ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë