Lajme

Drogë sintetike në Tiranë, arrestohen dy amerikanë

Dy shtetas amerikanë, të kërkuar për prodhim dhe shitje të drogave sintetike, janë arrestuar në Tiranë.

Në zbatim të letërporosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane pas një pune të mirë organizuar finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sintetiku”. Shtetasit amerikanë të arrestuar janë:

Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA;

Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA.

Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark web’. Këta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike. 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/340912303326214/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë