Lajme

Drogë nga Shqipëria në Itali, 41 në pranga

Një rrjet i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali është asgjesuar nga policia italiane. Mediat italiane bëjnë me dije se Guardi Di Financia ka arrestuar 41 persona, prej të cilëve 30 ndodhen në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpiak.

Personat e mësipërm dyshohet se janë pjesë e një organizate që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria.

Operacioni i koduar “Mesazhi i shkurtër”, vuri nën hetim gjithsej 55 persona. Bëhet fjalë për hetime që janë zhvilluar që nga tetori i 2015-ës deri në dhjetor të 2017-ës, ku gjatë kësaj periudhe janë zbuluar disa raste të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Itali.

Emrat e personave që janë ndaluar nuk bëhen ende të ditur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë