Lajme

Drogë nga Shqipëria, 6 të arrestuar në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm 6 persona të akuzuar për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 260 kg marijuanë e gjysmë kg kokainë e fshehur në tubat e një gomoneje, e kapur gjatë verës së 2018-ës.

Droga ishte e parfumosur për t'i shpëtuar nuhatjes së qenve antidroga.

Gomonia me drogë u kap më 4 korrik 2018, ndërsa transportohej në autostradë nga një automjet tip Honda e që ndiqej nga një tjetër automjet tip Fiat.

Në pranga u vunë 2 italianë nga Brindisi, Fulvio Lonero e Massimo Ferrero. Sekuestrimi i telefonave celularë ka ndihmuar investiguesit italianë të zbardhin aktivitetin kriminal e të vënë në pranga bashkëpunëtorët e dy të arrestuarve.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë