Lajme

Drogë në kufi, burrë e grua tentojnë të trafikojnë kanabis

Policia Kufitare në Qafë Botë ka konstatuar një sasi droge në një automjet, drejtuesi i të cilit tentoi të trafikonte 57 kg kanabis.

Lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e makinës, teksa u gjet me qen antidrogë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimit e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, F. C, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Ndërkohë, u procedua në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.C, 50 vjeçe, e
cila udhëtonte sëbashku me bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë