Dosje

Droga e zbuluar në Frakull të Fierit, brenda thasëve me pleh kimik kishte 485 kg kokainë

Gazeta Si - Brenda 400 thasëve me pleh kimik të kapur në Frakull të Fierit në 25 nëntor 2022, u zbuluan 485.5 kg kokainë.

Ky është rezultati i akt-ekspertimit për ngarkesat e ardhura nga Kolumbia, që u sekuestruan në banesën e ish-krykonunarit të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku.

Ndryshe nga verifikimet paraprake, ku u përllogarit se bëhej fjalë për rreth 430 kg, bëhet me dije se ekspertiza ka treguar një sasi edhe më të madhe se ajo që u publikua nga policia.

Porosia ishte bërë nga Zenel Çervanaku, në janar të këtij viti. Pesë muaj më pas, në maj 2022 në portin e Kolumbisë është ngarkuar kontejneri me plehun artificial me destinacion Pireun e Greqisë, tranzit për në portin e Barit të Malit të Zi.

Në maj 2022 sasia me “pleh-organik”, u ngarkua në kontejner, në portin kolumbian dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi, ku mbërriti në fillim të korrikut 2022.

Prej andej, me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi. Nga autoritet e Malit të Zi është aplikuar metoda e posaçme e dorëzimit të kontrolluar.

Në shtator 2022 ngarkesa është transportuar me kamion në territorin shqiptar nga disa prej personave të përfshirë që jnë arrestuar.

Prej këtej, thasët me pleh kimik që kamuflonin kokainën u dërguan në një banesë në Farkë të Madhe në Fier. Kjo banesë, që shërbente si laborator i kokainës, ishte në pronësi të ish-kryetarit të Komunës së Frakullës, Viktor Çervanaku.

I gjithë itinerari dhe trafiku i kësaj ngarkese u mbajt nën monitorim nga DEA amerikane dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.

Të arrestuarit janë:

1- Viktor Çervanaku: ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe

2- Zenel Çervanaku: Vellai i Viktorit

3- Denilson Çervanaku: Djali i Viktorit

4- Enxhi Ferhati: E fejuara e Denilsonit

5- Nikolin Gjolena

6- Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë.

7- Julian Malaj

8- Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët

9- Bledar Matoshi

10- Marildo Rona


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë