Futboll

Dritan Mehmeti largohet nga Dinamo, i hapet rruga zyrtarizimit të Luixhi Di Biaxhos

Gazeta Si – Dinamo ndërron trajnerin ende pa nisur sezoni. Klubi kryeqytetas ka përqafuar prej pak kohësh projektin ‘Dinamo City’ dhe pritet që të ndryshojë rrënjësisht. Ndryshime që nisin nga stoli, ku vendin e trajnerit Dritan Mehmeti, i sapolarguar nga blutë, do ta marrë ish-mesfushori i Romës dhe Interit, Luixhi Di Biaxho.

Me largimin e Mehmetit i hapet rruga zyrtarizimit të trajnerit italian, që ka drejtuar së fundi Spalin në vendin finj, Italinë U-21 dhe përkohësisht edhe skuadrën e parë të Italisë. Ky ndryshim ishte paraljëmëruar që me praninë e Di Biaxhos, i shoqëruar nga Igli Tare, në miqësoren e Korçës.

Igli Tare dhe Luixhi Di Biaxho ne stadiumin e Korçes. Gazeta Si, 29 korrik 2023

Te Dinamo fillon kështu një cikël i ri dhe shumë shpejt pritet që me këtë skuadër të bashkohen edhe disa lojtarë me kualitet, që mund të vijnë nga jashtë Shqipërisë. Di Biaxhio pritet ta marrë detyrën në Itali, ku Dinamo do të kryejë fazën përgatitore dhe do të luajë disa ndeshje miqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë