Taksa

Drejtoria e Tatimeve sqaron Fiskalizimin për bizneset e hapura në 2021. Kostot janë më të ulëta

Bizneset e regjistruara për herë të parë në vitin 2021, duhet të pajisen me certifikatën elektronike, Software-in e fiskalizimit, një pajisje elektronike, lidhje me internet dhe printer jofiskal.

Drejtoria e Tatimeve i ka bërë thirrje bizneseve të reja të sigurohen me këto elementë për t’u bërë pjesë e fiskalizimit.

Kostot e bizneseve të reja mbi procesin e fiskalizimit llogariten më të ulëta se sa ato të bizneseve të tjera me sistemin fiskal momental.

Që prej datës 1 Janar 2021, kur nisi zyrtarisht faza e parë e kësaj reforme, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike (B2C), të gjithë tatimpaguesve u është dhënë mundësia për t’u Fiskalizuar përpara afateve të përcaktuara në Ligj.

Më datë 1 Korrik 2021 nisi efekti ligjor për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve (B2B), ndërsa për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit (B2C), pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 Shtator 2021.

MFE-ja ka lajmëruar më herët se penalitetet për mosrespektimin e afateve do të shtyhen deri më 1 janar 2022.

DPT herë pas here njofton dhe trajnon bizneset lidhur me fiskalizmin, duke i rikujtuar edhe afatet apo elementët e nevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë