Futboll

Drejtoreshë sportive dhe staf të ri, Tirana sfidon Vllazninë me ekipin e femrave

Gazeta Si – Revolucion tek ekipi i futbollit të femrave nga klubi i Tiranës. Vëmendje e veçantë për këtë ekip, që tashmë ka një staf drejtues të kompletuar, që nga drejtoresha e re sportive e deri te përgatitësja atletike.

Kurrë më parë Tirana e futbollit të femrave nuk ishte trajtuar me kaq rëndësi. Edonisa Saliu është drejtoresha sportive, ndërsa trajner është emëruar Alpin Gallo, ish-lojtar i Tiranës. Stafi teknik është plotësuar me ndihmëstrajneren Emirjeta Ndoci dhe përgatitësen atletike Matilda Caushi.

Alpin Gallo, trajenri i Tiranes ne futboll per femra. gazeta Si, 29 qershor 2023

“Klubi i Futbollit Tirana Femra prezanton drejtoreshën sportive Edonisa Aliu, që do të jetë përgjegjëse për merkaton. Ish-kapitenja e Feronikelit merr kështu një detyrë të rëndësishme. Alpin Gallo do të jetë në krye të stolit bardheblu të skuadrës së femrave. Zv.trajnere do të jetë Emirjeta Ndoci, kurse përgatitëse atletike Matilda Caushi”, - shkrhet në një njoftim zyrtar të klubit kryeqytetas.

Me këto lëvizje të rëndësishme kuptohet qartë se Tirana kërkon të sfidojë Vllazninë, skuadrën që ka dominuar futbollin e femrave që prej krijimit të tij, apo edhe Apoloninë. Tani mbetet të shihet cila do të jetë përbërja e skuadrës bardheblu për sezonin e ardhshëm, çfarë goditjesh do të bëhen në merkaton e verës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë