Futboll

Drejt ‘Play-off’-it, 3 skuadrat kampione shqiptare mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Gazeta Si – Këtë javë luhen ndeshjet e para kualifikuese të turit të 3-të të Ligës së Konferencës. Më pas vjen ‘Play-off’-i dhe tri skuadrat shqiptare që janë ende në lojë, Partizani, Ballkani dhe Struga, do të mësojnë sot pasdite emrat e kundërshtarëve të aktit para fazës së grupeve. Në orën 14:00 do të hidhet shorti.

Dhe shanset për të shkuar në ‘Play-off’ i kanë të tria këto skuadra, duke pasur parasysh kundërshtarët e raundit të tretë. Partizani ndeshet me letonezët e Valmeiras më 10 gusht, një javë më pas ndeshja e kthimit në Tiranë.

Struga para nje ndeshjeje europiane. Gazeta Si, 7 gusht 2023

Nëse kualifikohen, kampionët e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë së Veriut, përballë do të kenë një nga fituesit e këtyre çifteve: HSK Zrinjski (Bosnjë-Hercegovinë)/Breidablik (Islandë), Qarabag FK (Azerbajxhan)/HJK Helsinki (Finlandë) dhe FC Astana (Kazakistan)/PFC Ludogorets 1945 (Bullgari)

Ballkani i trajnerit Ilir Daja, i vetmi nga tri skuadrat kampione shqiptare që ka shkuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës (sezonin e kaluar), do të përballet me një nga fituesit e çifteve Zalgiris Vilnius (Lituani)/BK Hacken (Suedi) dhe Sherif Tiraspol (Moldavi)/FC BATE Borisov (Bjellorusi).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë