Motosport

Drejt përmirësimit, presidenti i FIA: Takova Schumin e shpresoj që të gjithë ta shohin shpejt

Jean Todt ka thyer heshtjen që rrethon Michael Schumacher, i mbrojtur nga familja e miqtë më të ngushtë, pas aksidentit të tmerrshëm në dëborë të pësuar 6 vjet e gjysmë më parë. Presidenti i FIA-s ka deklaruar se e ka takuar shtatë herë kampionin e botës në shtëpinë e tij në Gjenevë, duke uruar se së shpejti edhe gjithë bota mund të kthehet më në fund ta shohë. Një hapje e rëndësishme, duke qenë se është gjithnjë e komplikuar të marrësh informacione mbi shëndetin e ish-pilotit.

Çdo lajm mbi Michael Schumacher ndez shpresë dhe emocione. E fundit, shfaqur në rrjetet sociale, bën fjalë për një ndërhyrje rigjeneruese me qeliza staminale. Sipas asaj që bën të ditur “Daily Mail”, ka qenë Philippe Menasche që është marrë me operacionin këto ditë, por lajmi është mohuar nga familjarët e ish-pilotit të Formula 1.

Lajmet që shfrytëzojnë emrin e 51-vjeëarit, shtatë herë kampion bote në Formula 1, shpesh rezultojnë fake news, si në rastin e rigjenerimit të sistemit imunitar, që nuk do të kishte kuptim në një moment jashtëzakonisht delikat, në të cilin çdo strukturë sanitare që duhet të bëjë llogaritë me protokollet e lidhura me Koronavirus. Kanë kaluar 6 vjet e gjysmë nga ai 29 dhjetor në pistën e Meribel, por mbrojtja e privatësisë së gjendjes së pilotit nga ana e familjes vazhdon e do të vazhdojë, pa e ditur akoma edhe sot se pas atyre syve të hapur është një gjendje e ndërgjegjshme apo jo.

Qelizat staminale prej kordonit kërthizor përdoren për trajtimin me sukses të më tepër se 80 lloje sëmundjesh, ndërsa ato janë efektive edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët kanë përputhshmëri me personin nga janë marrë këto qeliza”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë