Me pistën e re të vrapimit dhe pedalimit Parku i Madh i Liqenit ofron tashmë më shumë mundësi për të gjithë ata që duan të merren me sport apo janë të apasionuar pas biçikletave. Bashkia e Tiranës nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit është duke i dhënë dorën e fundit punimeve të kësaj piste që përshkon pjesët më panoramike të liqenit, si dhe ato më pak të përdorura, për ta bërë gjithë Parkun e Liqenit të aksesueshëm.
APR-ja ka nisur tashmë edhe montimin e mbrojtëseve te shëtitoret e pistat e reja të vrapit e pedalimit në Parkun e Madh, përgjatë zonës së Pallatit të Brigadave e kudo ku ka disnivele me rrezik për frekuentuesit. Gjithashtu për ta bërë lëvizjen e vizitorëve të parkut edhe më të lehtë, ka nisur edhe ndërtimi i një rrethrrotullimi në hyrjen e juglindore të parkut.
Itinerari i biçikletave është shtrirë në zona më pak të populluara të liqenit, pikërisht për t’i bërë të aksesueshme edhe këto zona. Gjerësia e këtij itinerari do të jetë 2 m dhe 5600 ml i gjatë duke krijuar një qark të mbyllur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.