Bota

Dragi “liron” Italinë nga 26 prilli, në restorant edhe në mbrëmje

Kryeministri italian, Mario Dragi, ka vendosur që të lirojë masat shtrënguese ndaj pandemisë, duke filluar nga data 26 prill. "Kemi vendosur të përshpejtojmë rifutjen e zonave të verdha që nga 26 prilli, duke u dhënë përparësi restoranteve në ambient të hapur, si në drekë, ashtu edhe në mbrëmje”, - ka thënë Dragi nga “kabina e regjisë” për masat e reja anti-Covid, duke folur për një rrezik të arsyetuar.

"Mund të shohim drejt të ardhmes me kujdes, optimizëm dhe besim, por është e nevojshme të kemi gjithmonë një sjellje sa më korrekte", - ka shtuar numri 1 i qeverisë italiane.

Dragi ka shpjeguar se qeveria ka marrë përsipër një rrezik të arsyetuar, një rrezik të bazuar te të dhënat që janë në përmirësim, me një mundësi shumë të vogël për t’ukthyer prapa: “Fushata e vaksinimit po shkon mirë, me surpriza pozitive dhe ndonjë gjë negative.

Kjo është thelbësore për të marrë këto vendime. Dhe vendimet e qeverisë i përgjigjen kërkesave të kategorive të ndryshme dhe sjellin më shumë qetësi në vend. Kjo është baza për një rinisje ekonomike dhe sociale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë