Politike

Drafti i reformës zgjedhore, opozita nis takime nëpër Shqipëri

Ndryshimi i sistemit dhe reforma zgjedhore, situata politike kanë qenë pjesë e diskutimeve në tryezën e aleatëve të opozitës në selinë e PD-së mbrëmjen e së mërkurës. Opozita ka kërkuar hartimin e menjëhershëm të paketës së reformës zgjedhore, duke kërkuar që ajo të miratohet sa më parë. Paketës së opozitës mësohet se iu është dhënë dora e fundit e ndryshimeve dhe së shpejti platforma do të jetë objekt i prezantimit në tureve në Shqipëri. Mësohet se përpara se të paraqitet te ndërkombëtarë, paketa e opozitës jashtë parlamentare do të ketë prezantohet në takime me qytetarët. Këtë e bën të ditur, eksperti i Çështjeve Zgjedhore në PD, Ivi Kaso për Gazeta “Si”. Sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, duket se PD-ja e ka lënë për një fazë të dytë dhe për këtë çështje po bind edhe aleatët e saj. Vetë Basha në një prononcim për mediat theksoi se është i hapur për të diskutuar me qytetarët shqiptarë se cilin sistem zgjedhor duan për zgjedhjet, por se theksoi se më parë duhej garancia për procesin zgjedhor.

Kryetari i PD, Lulzim Basha. Gazeta Si, janar 2020

“Nisur nga praktika e 7 viteve të fundit, mund të themi me siguri të plotë se cilido sistem të zgjidhet, do të dështojë, nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi, ndaljen e blerjes së votës me paratë e pista dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi e pavarur. Ndaj, nga kjo pikëpamje, mund të them se alibia, se “fajin e ka sistemi”, fatkeqësisht mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës, sipas të cilës jemi të gjithë njësoj, sipas të cilës fajin e ka çdokush, përveç atij, për kandidimin e personave me rekorde kriminale, për kapjen e gjithë kupolës së shtetit dhe policisë duke blerë vota me krimin e organizuar”, theksoi Basha.

Ndërsa edhe aleatët e PD-së duke parë këtë qëndrim të Bashës, por edhe të Kryemadhit të LSI-së janë tërhequr nga kushti i tyre për ndryshimin e sistemit, duke e lidhur këtë edhe me faktin e nevojës që çuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme. “Është koha për t’i dalë përballë kësaj qeverie e për të pretenduar me çdo kusht zgjedhje të parakohshme. Për hir të kësaj pune po sakrifikohet një sistem, i cili për mua nuk është funksional. Prej vitesh kam pretenduar që duhet ndryshuar. Në shkëmbim të kësaj pranojmë edhe me këtë sistem”, do të shprehet kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Kreu u LZHK-së, Dashamir Shehi. Gazeta “Si”, 9 janar 2020


Të njëjtin qëndrim duket se ndaj edhe kreu i Partisë Agrare që thekson se mos ndryshimi i sistemit mund të lidhjet me kohën e shkurtër që mund të ketë në dispozicion në rast se shkohet në zgjedhjet e parakohshme. Ndërkaq aleatët duket se është tërhequr nga kushti që në zgjedhje të shkohet pa Ramën si kryeministër.

Kreu i PAA-së, Agron Duka, duke hyrë selinë e PD-së. Gazeta “Si” 2020


Opozita ndërkaq pas hartimit të paketës së reformës zgjedhore po përgatitet të zhvillojë takime në rrethe për situatën politike, duke pasur në konsideratë dhe paraqitjen e platformës për zgjidhen e krizës politike dhe ekonomike. Mënyra se si po vepron qeveria për menaxhimin e situatës të post tërmetit tragjik të 26 nëntorit po ndiqet nga opozita, e cila pritet të ketë edhe si kauzë politike ndaj qeverisë Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë