Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka.
Zarka mbahej në qeli nga qershor 2024 dhe është dënuar nga GJKKO me 4 vite burg për “korrupsion” dhe “ndikim të paligjshëm” në çështjen e njohur si Toyota Auris, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Aurel Zarka ka përdorur aplikacionin “Sky Ecc” që mundësonte komunikime të fshehta, ku është provuar se ka kërkuar vlera monetare për të ndërhyrë në dosjen “Toyota Auris” në bashkëpunim me Radovan Çelën, avokatin e Elvis Vladit, njërit prej të dënuarve për këtë çështje.
SPAK dyshon se këta persona kanë ndërhyrë dhe janë korruptuar në zbutjen e rrethanave penale për personat e arrestuar për futjen në Shqipëri të 3.4 milionë eurove në disa makina “Toyota Auris” në vitin 2018.
Po kështu, sipas SPAK, ata kanë ndërhyrë edhe në mbylljen e një hetimi pasuror të SPAK në vitin 2020 për Suel Çelën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje