Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka vendosur rrëzimin e kërkesave të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masave të sigurisë, nën hetim për privatizimin e klubit sportiv “Partizani”.
Gjykata e Lartë shqyrtoi rekurset e bëra nga avokatët e ish-kryeministrit dhe dhëndrit tët tij dhe atë të bërë nga SPAK kundër vendimit të datës 21 mëntor 2023 të GJKKO-së që vendosi ndryshimin e masës për Malltezin duke e liruar nga arresti në burg dhe duke lenë në arrest shtëpie.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar të treja rekurset, që do të thotë që Malltezi do të vijojë të hetohet në “arrest shtëpie”.
Sa i përket rekurseve të Sali Berishës, ato lidheshin për vendimet që iu caktua masa “detyrim për paraqitje” dhe më pas seanca për verifikimin e sigurisë.
Gjykata e Lartë ka gjykuar se nuk kemi të bëjmë me shkelje të kodit të procedurës penale apo shkelje ligjore nga gjykatat e Shkallës së Parë dhe Apelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.