Politike

Dosja ‘CEZ’- Balla kërkon ndihmën e SPAK për "dëshmitarin që mori 6 mln euro ditën në diell"

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion që të marrë nën hetim dëshmitarin kyç të  të dosjes CEZ, Nuel Kalaja. Në një dalje për mediat, nga gjykata e Tiranës, Balla dha lajmin se për shkak të ndryshimit të kompetencave, kjo gjykatë nuk mund të hetojë më këtë dosje, por apeloi që hetimet të mos mbyllen. Sipas tij, prokuroria nuk e ka bërë detyrën: “Janë kallëzuar një sërë funksionarësh nga qeveria Berisha. Të gjendur në këto kushte, që nga ana e prokurorisë nuk janë bërë hetime të rëndësishme. Nuk është marrë në pyetje dëshmitari kyç, Kala, që tërhoqi ditën për diell 6 milionë euro. Është paguar nga Cez nga mbi 6.8 milionë euro dhe nuk është marrë në pyetje nga prokuroria. Presim që SPAK dhe Gjykata e Posaçme, kanë marrë kompetencat e duhura, që duhet t’ë hetojnë. Ka kërkesa edhe nga një palë tjetër që është në gjyq. Bëhet fjalë për raste flagrante.”

Balla tha se autoritetet kosovare, nuk kanë bërë ekstradimin e Kalasë, ndërkohë që ai del lirshëm në publik atje.

“Viti 2020 duhet të nisë me një seancë tjetër gjyqësore për sa kohë që nuk ka më dyshime se kjo gjykatë për publikun është më e besueshme. Mos ngatërroni dosjet sepse është sërish i njëjti gjyqtar. Ajo që po ju them është se prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. S’mund të mjaftohet prokuroria me dërgimin e letrës në Kosovë dhe çështja është mbyllur në faktin se Kalaja nuk gjendet. Kjo çështje nuk mund të mbyllet meqë personi nuk gjendet. Kur në fakt, ai dihet, ai del publikisht në Kosovë, ndaj kjo çështje nuk mund të mbyllet, por duhet të zgjerohet. Kjo është e vetmja çështje, kur Kuvendi ka mbyllur hetimet. Këto janë çështje që Opinioni Publik mezi i pret për të çuar para drejtësisë këdo.”-tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë