Lajme

Dorëhiqet ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri

Mediat kosovare raportojnë se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Sipas tyre ky vendim ka ardhur, pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike.

Sipas ministrit të gjitha këto pritet të ndikojnë në mosliberalizimin e vizave. Tahiri i ka ofruar dorëheqjen kryetarit të partisë dhe kryeministrit të vendit shkruajnë mediat kosovare.  

Akoma nuk është konfirmuar pranimi i dorëheqjes së Tahirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë