Njerez

Doni të dini nëse jeni jetëgjatë? Shikoni edhe anëtarët e fisit!

A doni të dini nëse do jeni të destinuar për një jetë të gjatë? Shikoni nënën dhe babain, por edhe xhaxhallarët dhe hallat. Shanset e trashëguara në gjenet e lidhura me jetëgjatësinë janë më të larta, në fakt, në qoftë se ju vini nga një familje me shumë anëtarë jetëgjatë.

Dhe kjo përfshin hallat dhe xhaxhallarët, jo vetëm prindërit. Raporti vjen nga një hulumtim i udhëhequr nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Leidenit, në Holandë dhe nga Universiteti i Utah, botuar në “Nature Communications”.


logo hippo

Duke përdorur bazën e të dhënave amerikane dhe të provincës holandeze në Zeeland, studiuesit kanë analizuar gjenealogjitë e rreth 315.000 njerëzve në më shumë se 20.000 familje që datojnë që prej vitit 1740. “Ne kemi vërejtur, – thekson autori kryesor i studimit, Niels van den Berg, – se sa më shumë të afërm jetëgjatë të kemi, aq më i ulët është rreziku i vdekjes”.

Në krahasim me njerëzit që kanë të njëjtën moshë, fëmijët e prindërve të cilët kanë ‘të mbijetuar” (që janë, në një grup të personave të lindur brenda një periudhe të caktuar kohe), kanë një rrezik të ulët vdekjeje me 31%. Por ky rrezik është zvogëluar edhe nëse vetë prindërit nuk janë në këtë kategori, por janë xhaxhallarët dhe hallat.

“Në familjet me jetë të gjatë, atëherë prindërit mund t’i transmetojnë gjenet e jetëgjatësisë fëmijëve të tyre, edhe pse faktorët e jashtëm i ndalojnë ata të arrijnë një moshë shumë të lartë”, tha van den Berg.

Rezultatet e përforcojnë idenë se “ka vërtet gjene të jetëgjatësisë për t’u zbuluar”. Shkenca i ka kërkuar prej kohësh, por ato kanë qenë shumë më të vështira për t’u identifikuar me ato që lidhen me sëmundjet.

“Ky hulumtim na ka çuar në selektimin dhe në identifikimin e njerëzve për të kërkuar për këto gjene,”, thotë bashkë-autor i studimit, Eline Slagboom. Çelësi i një jete të gjatë, në thelb, ndoshta mund të gjendet në gjenet e familjeve me më shumë anëtarë me jetëgjatësi.

Më Shumë