Motosport

Dominim total i Hamilton në Austri, fundjavë e errët për Ferrarin

Lewis Hamilton fiton nga pole position GP Stiria përpara Valtteri Bottas që në fund sulmoi dhe kaloi Max Verstappen. Zgjati vetëm dy kthesa gara e Ferrarit: Charles Leclerc u përplas me SF1000 të Sebastian Vettel në kthesën e përpjetë. KO i menjëhershëm për gjermanin me krahun e poshtëm të makinës të shkatërruar e pak më pas tërhiqet edhe Leclerc (që pranoi gabimin) për shkak të dëmit të pësuar. I katërti Alex Albon me Red Bull përpara Lando Norris (McLaren).

Në ditën e dopietës së parë sezonale të Mercedes, Ferrari jetoi një nga të dielat më të zeza e kontroverse të historisë së kohëve të fundit për shkak të përplasjes mes dy pilotëve të saj, pak sekonda pas startit. Merr gjithë përgjegjësinë për atë që ndodhi Charles Leclerc që zbuloi se i ka kërkuar ndjesë shokut të tij të skuadrës Seb e skuderisë: “I kërkova falje Seb, gabova dhe jam i sinqertë në ndjesën time. Nuk u tregova fare i aftë, jam i zhgënjyer me veten. Është faji im, marr përsipër përgjegjësitë e mia e them se më vjen keq për gjithë skuadrën që bëri gjithçka për të na çuar një hap përpara. E çova dëm unë, por kisha shumë dëshirë të bëja mirë”.

https://www.youtube.com/watch?v=iYNC7s3LgoU

Lewis Hamilton rigjeti ekuilibrin në sfidën e brendshme me Mercedes. Të dielën e kaluar pole e fitore për Bottas, identik revanshi për Hamilton. Gjashtë herë kampioni i botës, autor i një pole spektakolar në pistën e përmbytur, në garë njëlloj nuk pati rivalë. Kryesimin e botërorit për pilotë megjithatë e mban shoku i tij i skuadrës: 43 pikë me 37. Lewis, në fakt, të dielën e kaluar e kishte mbyllur garën i katërti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë