Bota

Doktorët francezë: Mos flisni në metro, shmangni përhapjen e Covid

Pasagjerët që lëvizin në mjetet e transportit publik duhet të shmangin bisedat me njëri-tjetrin ose në telefon në mënyrë që të minimizojnë rrezikun e përhapjes së koronavirusit, tha Akademia Kombëtare Franceze e Mjekësisë.

"Mbajtja e detyrueshme e maskave në transportin publik, ku distancimi social nuk është i mundur, duhet të shoqërohet nga një masë paraprake shumë e thjeshtë: shmangni bisedën dhe thirrjet telefonike," tha akademia përmes një deklarate, njoftoi Reuters.

Por një prej anëtarëve te akademisë sqaroi se ky nuk është detyrim, por thjesht një rekomandim.

Akademia mund t'u përgjigjet pyetjeve të qeverisë, por gjithashtu jep rekomandime, të cilat nganjëherë bien ndesh me politikën zyrtare.

Akademia, e cila u themelua në 1820, kritikoi një rekomandim të fundit të qeverisë për të mbajtur vetëm maska ​​kirurgjikale në publik.

"Shtrëngimi i propozuar mbi maskat bazohet në një parim paraprak, por që nuk ka prova shkencore," tha akademia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë