Motosport

Do zëvendësojë Hemiltonin, Russell: Lajmin e madh e mora në tualet

Për shkak të atij incidenti të rëndë të Grosjean dhe infektimit të Ljuis Hemilton nga Covid-19, në “Çmimin e madh” të Bahreinit ka ndryshuar lista e pilotëve. Për tre të rinj premtues është një mundësi e artë të tregojnë në pistë vlerat e tyre. George Russell do të zërë vendin e pilotit nga Stevenejxh te Mercedesi, Jack Aitken nga Formual 2 do të garojë për Uilliamsin, kurse te Haas është Pietro Fittipaldi zëvendësuesi i Grosjean.

Për Russell, telefonata e Toto Volf u bë në një moment pak “të veçantë”. "Ishte ora 2 e mëngjesit dhe isha në tualet, ishte diçka e sikletshme, - ka shpjeguar George në konferencë shtyi. - Toto më tha: 'George, je në tualet?' E konfirmova dhe pastaj më tregoi se Ljuis kishte Covid-in dhe më donte te Mercedesi në fundjavë".

Piloti britanik, George Russell. Gazeta Si, 4 dhjetor 2020

Një telefonatë e papritur që ndryshon fundin e sezonit. "Debutimin me Mercedesin nuk e prisja kështu – shton më tej Russell, - nuk e mendoja kështu mundësinë time të parë me këtë makinë, në këto rrethana të çuditshme. Kam qenë kolaudator te Mercedesi për dy vjet, njoh shumë punonjës aty. Tani duhet të përvetësoj brenda një kohe shumë të shkurtër gjithçka. Nuk kam pritshmëri të mëdha, nuk mendoj për fitoren, dua të argëtohem me makinën Uilliams. Nëse do kisha garuar edhe në Abu Dhabi me të, do ta kisha më të lehtë të dielën".

Në “Çmimin e Madh” të dytë radhazi në Bahreini do të ndryshojë pista, do të përdoret vetëm pjesa e cirkuitit të brendshëm (tradicionale për Formulën 1), si dhe një pjesë e cirkuitit të jashtëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë